Ndërron jetë në spital 18 vjeçari nga Podujeva/ U dhunua brutalisht pak ditë më parë

0

18 vjeçari që u dhunua brutalisht pak ditë më parë në Podujevë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën. Ai ndodhej në kujdes intensiv pasi kishte lëndime të rënda në kokë.

“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka deklaruar për mediat mjekja Agreta Gashi.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, i riu u godit me makinë dhe më pas u sulmua me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu