Elbasan/ Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, dhjetëra fshatra në errësirë totale

0

Moti i rëndë në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit po sjell sfida të mëdha, duke prekur furnizimin me energji elektrike në zonat malore të bashkive Elbasan, Prrenjas, Gramsh, dhe Librazhd. Era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin e energjisë elektrike dhe shtyllat e tensionit në disa fshatra.
Trashësia e dëborës ka arritur 40 cm në disa fshatra malorë të qarkut të Elbasanit. Në bashkinë e Librazhdit, disa rrugë janë bllokuar për shkak të dendësisë së borës, duke përfshirë fshatin Kostenjë, Qafë Dardhë, Qarrishtë, dhe Mali i Xhyrës.
Segmenti i rrugës Lunik-Steblevë në Librazhd është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Mungesa e energjisë elektrike është evidentuar në disa fshatra të Njësisë Administrative Hotoloshit dhe në fshatrat Gurshpatë e Vilan në Njësinë Administrative Polis. Në qytetin e Përrenjasit dhe fshatrat e tij, dëbora ka mbuluar gjithë territorin, ndërsa temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, rrugët kombëtare, si Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë, janë të rrezikuara për shkak të motit të keq dhe reshjeve të vazhdueshme e shembjes së dherave dhe gurëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu