Ndërron jetë pas aksidentit me ski biznesmeni shqiptar

0

Biznesmeni Agron Uka nga Kosova ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa ishte duke bërë ski. Lajmi u bë me dije nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës. Në Ferizaj ai njihej si një gastronom i suksesshëm dhe plot energji.

Postimi:

Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre. Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit. Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu