Ndjekësja i uron vdekjen Ledjanës për ta lënë të lirë Mevlanin

0

Konkurrentja e emisionit i ka reaguar një mesazhi që i ka dërguar një ndjekëse.

Debati i Ledjanës dhe Antonelës për Mevlanin siç duket ka ndikuar edhe te publiku.

Ledjana ka marrë një mesazh të padëshiruar nga një ndjekëse e cila i ka uruar vdekjen dhe pastaj ta lërë të lirë Mevlanin që të dal me Antonelën nga programi.

“Ishalla n’varr sa më shpejt dhe ia liron Mevlanin Antonelëse”, kanë qenë fjalët e ndjekëses të cilat siç duket e kanë lënduar Ledjanën pasi ajo e ka publikuar në storien e saj duke i shkruar edhe një mesazh

Nuk i kam marrë asgjë askujt dhe nuk do ta bëjë. E vetmja gjë që kurrë nuk kam dashur është që fama dhe emisioni të ndikojë në gjendjen time emocionale dhe të arrij në një pikë të tillë ku më tepër qaj se sa qesh”, kanë qenë fjalët e Ledjanës e cila i ka shoqëruar me disa emotikona të mërzitur.

Ndryshe, këtë javë do të transmetohet takimi i Ledjanës dhe Mevlanit pasi dyshja kanë thënë se kanë gjëra për të sqaruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu