Ndjekje si nëpër filma/ I riu në Elbasan i bën zbor Policisë, përplaset me makinë dhe ikën me vrap

0

Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Një automjet tip Benz është përplasur me një tjetër e për pasojë ka rënë në kanal.

Në fakt aksidenti ka ndodhur pasi i riu ishte duke u ndjekur nga policia duke mos iu bindur urdhërit të ndalimit.

Pas disa kilometra ndjekje ai është përplasur me një mjet tjetër dhe benzi ka përfunduar në kanal. Ka dalë dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.
Por, edhe pse ka mundur të largohet, ai është kapur disa qindra metra më larg.

Policia i ka vënë prangat dhe e ka dërguar në komisariat. Deri më tani nuk raportohet që i riu të ketë precedentë penalë, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.

Gjatë momentit në kontrollit të mjetit, Policia nuk ka gjetur asnjë send të dyshimtë, ndërsa i riu po merret në pyetje se përse nuk iu bind uniformave blu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu