Ndodh e pabesueshmja në botëror. Arabia Saudite mund Argjentinën e Messit

0

KATAR – Në ‘Lusail Iconic Stadium’, ndodhi ajo që pakshumë mund ta mendonin. Arabia Saudite, një skuadër e konsideruar modeste në grupin C, mundi 2-1 Argjentinën e konsideruar si favorite, jo vetëm për kreun e grupit, por edhe të Botërorit.

Ndonëse ‘albicelestët’ kaluan të parët në epërsi me anë të Messit, i cili në minutën e 10-të, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë, ata e mbyllën 1-0 në favor të tyre 45 minutat e para të ndeshjes, teksa gjyqtari Vincic i anuloi edhe tre ‘gola’ të tjerë Argjentinës, të realizuar nga Messi dhe Lautaro Martinez (dy herë).

Fraksioni i dytë ishte gjithçka tjetër. Messi dhe yjet e tjerë të Argjentinës përjetuan 5 minuta “ferri’, që vendosën fatin e ndeshjes. Në minutën e 48-të Al Shehri shënon golin e barazimit, ndërkohë që Al Dawsari, 5 minuta më vonë, përmbys gjithçka duke shënuar golin e dytë dhe firmosur fitoren 2-1 për Arabinë Saudite.

Në minutat në vazhdimi, përpjekjet e ‘albicestëve’, me yjet Messi, Di Maria, Lautaro Martines e të tjerë, ishin të pafuqishme për të thyer portierin Al Owais, që me shokët e tij kishin formuar një mur të pakalueshëm për skuadrën e Scalonit. Pas 36 ndeshjesh, Argjentina pëson humbjen e parë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu