Foto arkiv
Një grua pjesë e shoqatës patriotike, e cila po protestonte ndaj homazheve që po kryhen në varresat e ushtarëve grekë është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Këlcyrë nga policia. Dita e sotme përkon me festën kombëtare të Greqisë. Në zonën e Këlcyrës janë vendosur disa postoblloqe për të evituar incidentet e mundshme.
Zv.ministri i jashtëm grek për homogjenët, Kostandinos Vllasis si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, dhe ish-deputeti Vangjel Tavo janë të pranishëm në homazhet që do të mbahen në Këlcyrë. Gjithashtu pjesë e ceremonisë përkujtimore ka qenë dhe ish-ministri shqiptar Spiro Ksera.
Për të kujtuar festën kombëtare të Greqisë mblidhen me dhjetra qytetarë grekë në Këlcyrë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.