Ndotja e mjedisit në lagjen “5 maji” në Elbasan, banorët: “gjendja po bëhet e papërballueshme”

0

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në disa lagje të qytetit të Elbasanit. E tillë është situata në lagjen 5 Maji në zonën e Rrapishtes.

Siç është vënë re problematika kryesore është hasur me vendosjen dhe pastrimin e kontenierëve . Banorët e lagjes shprehen se janë shumë pak kontinier të cilët pastrohen shumë rrallë duke krijuar grumbuj me mbeturina.

Gjatë ditëve të fundit për shkak të grumbullimit dhe papastërtisë që është krijuar nga mbetjet në kontenierët, banorët i kanë vënë flakën duke bërë që situata të jetë serioze dhe shqetësuese në mjedisin ku jetojnë.

Banorët e lagjes shprehen që kjo gjendje po bëhet e papërballueshme për to, pasi nuk i mjaftojnë kaq pak kosha mbeturinash.

Ata kërkojnë që mbeturinat të pastrohen rregullisht në këtë mënyrë të evidentohet edhe djegia e tyre nga persona të papërgjegjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu