Ndryshimet në Twitter, flasin analistët

0

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar pronari i Twitter ndryshoi logon e platformës disa ditë më parë. Por për analistët ky vendim nuk do të ketë një impakt pozitiv tek përdoruesit e rrjetit social. Ja çfarë thonë vetë ata.

Odissey Perez: Mendoj se më pëlqen më shumë zogu blu. Quhet Twitter, kështu që më bën të mendoj për një zog. Pra, zogjtë cicërojnë. Nuk më pëlqen shkronja X sepse duket pak më shumë si një aplikacion për të rritur. Pra, nuk mendoj se ne e duam këtë. Unë mendoj se ne që këtë platformë sociale ta përdorin që të gjithë.

Daniel Ives, ekspert marketingu thotë se lëvizja e Musk është e gabuar.

“Mediat sociale nuk janë pika e fortë e Musk. Janë raketat dhe automjetet elektrike. Kur bëhet fjalë për Twitter është komplet diçka tjetër. Ata po përpiqen ta rivitalizojnë platformën sociale me shefen e re ekzekutive. Por ky riemërtim i  platformës sociale mund të mos ketë reagimin që drejtuesit presin mbrapsht. Pra, duke humbur logon ikonë të Twitter pra zogun e famshëm, përdoruesit nuk do ta pëlqejnë këtë gjë”.

Ndërsa për ekspertin e mediave sociale Drew Benvie, Twitter rrezikon të humbasë më shumë besueshmërinë e aplikacionit të mediave sociale, për të cilën ajo ka shpenzuar për vite duke e ndërtuar.

“Pra, muajt e fundit kanë qenë të trazuar në Twitter, por një markë e re nuk mendoj se do të zgjidhë problemet e tyre. Ne kemi pronarin, Elon Musk, dhe CEO-n e re, Linda Yaccarino, që të dy flasin për shpejtësinë e funksioneve të reja të platformës. Dua të them, në fakt mendoj se kjo ka të bëjë më pak me rishpikjen e Twitter-it dhe më shumë për ndërtimin e një marke rreth perandorisë aktuale të Elon Musk, e cila është, Space X, ku  kjo shkronjë lidhet pak më ngushtë me këtë kompani”.

Nëse dikush në internet do të kërkojë në adresën: “X.com” serverat automatikisht do ta drejtojnë drejt adresës së internetit “Twitter.com”. Në përgjigje të pyetjeve se si do të quheshin tweet-et pra postimet në këtë platformë  pas riemërtimit,  Musk u përgjigj duke thënë se “ato do të quheshin Xs”.

Musk ka qenë prej kohësh një adhurues i gërmës “X”. Miliarderi zotëron gjithashtu kompaninë e raketave “Space Exploration Technologies Corp”, e njohur si SpaceX.

Në vitin 1999 ai themeloi një biznes në internet të quajtur X.com, një kompani shërbimesh financiare në internet e njohur tani si “PayPal”.

Blerja dhe riemërtimi i rrjetit social “Twitter” janë pjesë e strategjisë së zotit Musk për të krijuar atë që ai cilëson si “super aplikacioni”, i ngjashëm me WeChat, që përdoret në Kinë, i cili kombinon bisedat me video, mesazhe, transmetim të drejtpërdrejtë si dhe kryen pagesa financiare.

Ekspertët, megjithatë thonë se emri i ri do të ngatërrojë pjesën më të madhe të audiencës së medias sociale, e cila tashmë është përballur me një sërë ndryshimesh.

Kompania po ashtu përballet me konkurrenti më të ri “Threads”, aplikacioni i ri i kompanisë “Meta” që synon drejtpërdrejt përdoruesit e Twitter-it. Për analistët aplikacioni Threads u lançua në kohën e duhur. Ata shpjegojnë arsyet pse.

Ben Zhao: Është e vështirë të thuhet se cili është vizioni i Mark Zuckerberg për Threads. A është thjesht për të marrë pjesën e tregut nga Twitter në një kohë shumë të favorshme? Kjo është ajo që unë supozoj, se ata e kanë krijuar këtë aplikacion s duke pasur parasysh kohët e fundit ngjarjet që kanë ndodhur me Twitterin dhe ata vendosën që kjo ishte koha e duhur për ta prezantuar atë. Pra ata e panë të arsyeshme ta nxirrnin në atë kohë duke marrë parasysh edhe elementë të tjerë si verifikimi i identitetit dhe llogaritë e besuara dhe të gjitha këto lloj  ndryshimesh në Twitter që kanë ndodhur kohët e fundit. Pra ishte koha e duhur për të kapur të gjithë këta përdorues të cilët po largohen masivisht nga Twitter.

Musk e cilëson veten si një luftëtar të fjalës së lirë dhe e bleu Twitter-in sepse me sa duket besonte se kompania nuk po e përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë. Por miliarderi i Teslës është detyruar të bëjë shkurtime të mëdha të kostove dhe po përpiqet të gjejë më shumë burime të ardhurash për të justifikuar blerjen prej 44 miliardë Dollarësh të Twitter-it.

Elon Musk ka ndjekur një stil menaxhimi shumë agresiv dhe të guximshëm. Për shumë ekspertë mënyra se si ai menaxhon platformën e rrjeteve sociale nuk është në kundërshtim me mënyrën se si ai menaxhon SpaceX-in, Tesla-n dhe bizneset e tij të tjera.

Është e qartë se në kompanitë e tij të mëparshme, ai ka arritur shumë gjëra të mahnitshme, që nuk mendoheshin të mundshme, dhe ne do të duhet të shohim nëse kjo do të ndodhë me Twitter-in.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu