Ndryshimi i orarit të vaksinimit shkakton kaos,nuk respektohet distanca

0

Ndërkohë që në sheshin Skënderbej po zhvillohet vaksinimi masiv i qytetarëve, në një qendër shëndetësore në Tiranë nuk respektohet aspak masat anti-covid.

Edhe pse në kohë pandemie dhe numra të lartë infektimesh e vdekjesh, duket se qytetarët dhe institucionet shëndetësore nuk i respektojnë masat e vendosura.

Në qendrën shëndetësore në Tiranë, të moshuarit presin në radhë për t’u vaksinuar, por duke mos ruajtur distancën mes tyre.

Ata shprehen se nuk respektohet distanca dhe shtojnë se janë të detyruar që të presin me orë të tëra deri sa t’i vijë radha të moshuarit.

Ndërkohë që drejtuesit e qendrës shëndetësore nuk kanë një listë emërore të të moshuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu