Sulm me bombë në një kishë,plagosen 14 persona humbin jetën dy autorët

0

Të paktën 14 persona janë plagosur dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës që ka ndodhur këtë të dielë në një katedraleje katolike në Indonezi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin Makassar në provincën Sulawesi në jug të Indonezisë, ku dy persona me motor kanë sulmuar ambientet e jashtme të një katedraleje ku po mbahej mesha.

Sulmi është zhvilluar nga dy persona me motor, të cilët kanë humbur jetën pas shpërthimit. Ndërkaq autoritetet vendase kanë bërë me dije se fatmirësisht nga personat që ndodheshin brenda në kishë nuk ka humbur jetën asnjë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion me shkaktarët e këtij sulmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu