Ndryshon parashikimi. Mbërrijnë shirat, si do të jetë moti për Vit të Ri?

0

 

Ndryshon parashikimi i motit. Vetëm pak ditë më parë sateliti parashikonte pak ditë me shi dhe mot të mirë për festat e fundvitit.

Por asgjë nuk është e sigurtë. Edhe teknologjia gabon dhe nuk është aq e saktë me nënën natyrë.

Sipas parashikimit më të fundit, do të dominojnë ditët e reshje, e madje në ditë të veçanta shiu do të jetë i dendur e rrezikon përmbytje.

Kështu reshje janë parashikuar në datat 22, 25, 26. Shi dhe diell nga data 29 deri më 31 dhjetor.

Duke nisur nga 1 deri në 4 janar parashikohen vetëm reshje shiu. Ndaj në planet tuaja duhet ti planifikoni mirë ditët.

Sa i përket situatës termike temperaturat do të variojnë nga 5 në 16 gradë Celsius. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu