Në 3 spitalet e Covid/ 9 pacientë në terapi intensive dhe 4 të intubuar

0

Një numër i madh i rasteve të reja me koronavirus është konfirmuar gjatë orëve të fundit në vendin tonë.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale.

Gjatë 24 orëve të fundit në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 495 raste të reja me koronavirus, dhe kanë humbur jetën 8 persona.

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar ne 24 orë 141
Të shtruar në spitale 352
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1927

Testime totale 137,172
Raste pozitive 23,705
Raste të shëruara 12,002
Raste Aktive 11,146
Humbje jete 557

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu