Në arrest shtëpie por figuron ende në punë, ish-Ministrja merr mbi 1 mln lekë

0

Ish-zëvendës Ministrja e Brendshme Rovena Voda edhe pse ndodhet 6 muaj në arrest shtëpie, figuron të jetë e punësuar. Në një kërkim të shpejtë që kemi bërë në databazën e rrjedhur të pagave, Voda është e punësuar si ‘Kordinatore Projektesh’.

Gjithashtu vërehet se Doda ka e rrogën 116, 667,00 lekë. Në këtë punë, Doda u fut pasi u shkarkua nga pozicioni që kishte si ish-zëvendësministre. Voda figuron që mban këtë post edhe në muajin Janar edhe në muajin Prill.

Databaza

Në kohën që ishte ende zëvendës Ministre ndaj Vodas u hapr një hetim nga SPAK.  Ajo u hetua për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme. Së bashku me Vogën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, pasi ato kanë i kanë ofruar kësaj të fundit përfitimet për pozicionin e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu