Ne qarkun Elbasan ka pasur temperatura të ulëta nën zero në gjithë territorin.
Akset rrugore nacionale janë të hapura, por firmat kontraktuese në vendet problematike ku ka pasur ngrica kanë hedhur kripë.
Në furnizimin me energji elektrike ka pasur 6 kabina të cilat kanë pasur defekt në fshatin Grabovë, Njësia Administrative Lenie, Bashkia Gramsh.
Edhe në Njësinë Administrative Labinot Mal rruga është e kalueshme, por me zinxhirë.