Në gjendje të dehur në timon, tre të arrestuar në Durrës

0

-Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Personat në fjalë janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.” Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë S.U., 25 vjeç, E.Sh., 43 vjeç dhe F.T., 30 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: S. U., 25 vjeç, E. Sh., 43 vjeç dhe F. T., 30 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu