PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla, KQZ cakton relatorët

0

 

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin. “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46.

Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu