Në krye të detyrës, vdes Komisari në Policinë e Tiranës

0

Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu