Shqiptari në Greqi e humb fare! Dhunon gruan derisa humb ndjenjat, fqinjët lajmërojnë Policinë

0

Pas dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur ndjenjat, megjithatë pasi është përmendur ka mundur të dalë në rrugë me plagë në gjithë trupin.

Dhunë në familje në Greqi. Sipas medias greke, “Protothema“, një 49-vjeçar shqiptar ka dhunuar gruan e tij pas një debati të ashpër. Pas dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur ndjenjat, megjithatë pasi është përmendur ka mundur të dalë në rrugë me plagë në gjithë trupin.

40-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë me plagë në të gjithë trupin. Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe pak më vonë një ambulancë e mori dhe e dërgoi në spitalin e Kalkidës. 49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me dënimin ndaj tij. Shqiptari, i paidentifikuar, akuzohet për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu