Nën hetim për korrupsion dhe iu sekuestrua pasuria, mjeku Edvin Prifti rikthehet në detyrë si pedagog

0

 

Mjeku i njohur Edvin Prifti, i cili është nën hetim për akuzën e korrupsionit i është kthyer punës si pedagog në Universitetin e Mjekësisë.

Ka qenë Gjykata e Apelit ajo që i ka dhënë të drejtë Priftit që të vazhdojë aktivitetin e tij si pedagog, ndërkohë që mbetet i pezulluar sa i takon ushtrimit të detyrës si mjek.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak ditë më parë sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.

Në njoftimin e dhënë nga SPAK thuhej se ”policia gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Pas këtij hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshimet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Dhe jo vetëm kaq! Nga verifikimet e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë”.

Mjeku Prifti u zbulua në përgjimet që çuan në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe disa punonjës së tjerë, ku dyshohet se kërkonte rryshfet kundrejt një operacioni në QSUT.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu