Nëna e Skënder Krasniqit e përlotur: Krimi është në familje… e kam rritur jetim

0

Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat, ndërsa është shprehur se djali i saj është i pafajshëm.

Roza Krasniqi, thotë se krimi nuk është kryer nga djali i saj, por brenda familjes. Ajo ka kërkuar vëmendje dhe ndihmë që rasti i djalit të saj të ndiqet dhe të zbardhet e vërteta.

“Ju lutem të ma nxirrni edhe jashtë shtetit, jo vetëm në Shqipëri. Ai është i pafajshëm, krimi është në familje. Përse palën e tyre e morën brenda sepse ai ka lekë. Po përse për lekë vuaj unë? Unë vuaj për fëmijët e mi, për djalin që e kam rritur jetim”, tregon ajo.

Kujtojmë se në vitin 2015 Skënder Krasniqi, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 80-vjeçarit, Novruz Likometaj.

Pasi qëndroi 8 muaj në burg, Krasniqi u la i lirë për mungesë provash dhe fitoi dëmshpërblim për burgim të padrejtë.

Por muaj më parë prokuroria dha urdhër për riarrestimin e tij pasi sipas tyre u gjetën prova të reja dhe çështja po gjykohet në Gjykatën e Fierit, ndërsa i akuzuari 44-vjeçari Skënder Krasniqi, baba i dy fëmijëve nuk  e pranon autorësinë e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu