Mbetjet urbane, ngrihet task forca

0

Kosha të tejmbushur, rreth tyre inerte dhe bimesi të hedhura nga banorë mbeten shqetësim për këta të fundit pasi kthehen në burim infeksioni, shkruan InfoWebTv.

Jashte kamerës banorët thonë se kanë drejtuar shkresë-ankesë pranë Bashkisë por ende situata nuk ka përmirësim.

Për Drejtorin e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit,Klisni Lala, konstatimi është i vërtetë e për këtë arsye është ngritur një task forcë e cila monitoron dhe gjobit subjektet private që ndotin ambjentin përreth.

Elbasani vijon të mbetet një ndër qytetet më të prekura nga sëmundjet kancerogjene dhe një ndër faktorët është ndotja e madhe mjedisore.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu