Nëna u alarmua se i humbi fëmija, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 6-vjeçari në Peqin

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin mbrëmjen e djeshme.

Trupi i një 6-vjeçari u gjet i pajetë buzë lumit në rrjedhën e Shkumbinit, teksa dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale.

Para gjetjes së vogëlushit, rreth orës 19:50, gjyshja e të miturit D.A., ka njoftuar dhe denoncuar se prej tre orësh i kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezmë”, tha policia vendore.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.