Moderatorja Xhesi Muçaj dhe partneri i saj Oen Nallbani u bënë prindër për herë të parë para pak ditësh. Këtë lajm e bëri të ditur vetë moderatorja, e cila zbuloi dhe emrin e veçantë të të birit, Neonick, të cilit kushtoi fjalët më të ëmbla.
“Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam.”- ka shkruar Xhesi krahas fotos.
Ditën e sotme, Xhesi ka treguar 3 domethëniet që emri i djalit ka dhe ka ndarë disa fjalë zemre për të, bashkëngjitur fotos së parë mjaft të ëmbël nënë e bir.
