Nëse kohët e fundit nuk po flini më aq mirë dhe aq shpejt sa më parë, ose vuani prej kohësh nga pagjumësia, e dini se sa stresuese është të qëndroni thuajse gjithë natën zgjuar përpara një dite të rëndësishme.
Nëse bëni pjesë në këtë grup njerëzish, ka disa gjëra që mund të bëni në shtëpi për të fjetur më shpejt dhe për të bërë një gjumë më të mirë.
Krijoni një ritual përpara gjumit
Mund të jenë ca qirinj me aromë dhe muzikë e lehtë, një filxhan çaji apo diçka tjetër. Nëse bëni të njëjtin veprim për ditë me radhë dhe më pas shtriheni për të fjetur, truri juaj do të “mësohet” me këtë lloj rutine dhe automatikisht do t’ju vijë gjumë pasi të bëni atë veprim.
Shkruajini diku mendimet tuaja stresuese
Nëse diçka po ju shqetëson apo keni shumë mendime të errëta dhe negative në kokë, provoni t’i hidhni ato në letër. Kjo do ta “pastrojë” mendjen tuaj nga ankthi që keni dhe “zhvendosja” e mendimeve në letër, do t’ju bëjë të ndiheni disi më të çliruar.
Bëni një dush të nxehtë përpara gjumit
Një banjë e ngrohtë, do t’ju bëjë më të përgjumur se kurrë dhe ju do të bëni një gjumë më të rehatshëm.
“Zhurma e bardhë”
Vendosja e një muzike qetësuese, meditimi apo të lehtë ndihmon t’ju shkëpusë pak nga realiteti dhe nuk lejon që të mendoni për shumë gjëra teksa jeni në shtrat, ndërkohë që ju vjen gjumë. Edhe tingujt e shiut, cilësohen si zhurma të bardha dhe ndihmojnë që njerëzit të flenë më mirë.
Flini në një dhomë të freskët