Nëse Luçiano Boçi lë mandatin për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e zëvendëson në Kuvend

0

Tiranë- Luçiano Boçi ka vendosur që të lërë mandatin e deputetit të Partisë Demokratrike, për të garuar për Bashkinë e Elbasanit. Deri më tani, ai është i vetmi që ka hyrë në procesin e Primareve, për një nga bashkitë më të mëdha në vend. Por largimi i tij do të lërë një vend bosh në Kuvend, që sipas nënkryetarit të PD-së do të zëvendësohet nga Qani Xhafa.

“Mua më zëvendëson Qani Xhafa, njëri që respektohet në zonë. Nuk ka një pozicionimin e tij. Ka qenë gjithmonë për qytetarët. Qëndrimin e tij, ai do e artikulojë vetë në momentin që do të marrë mandatin,“-tha demokrati.

Qani Xhafa mbante numrin e 9 në listën e kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, por nuk arriti që të futej në Kuvend për shkak të mandateve që u fituan në qark nga demokratët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu