Shtyhet sërish seanca për turkun Faruk Fatih Ozër, zbulohet shkaku

0

Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e turkut Faruk Fatih Ozër. Avokati mbrojtës i tij nuk e ka depozituar akoma kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes.

Në këto kushte, gjyqtari aktual Elis Dine nuk mund të marrë dot vendime ndaj sot u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës.

Mbrojtja kërkon mosekstradimin e turkut ne Turqi pasi sipas tyre ndjehet në rrezik për jetën. Më herët kanë deklaruar se ndaj tij është zhvilluar një sulm politik.

Avokati mbrojtës kërkon që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet në kryerjen e ekstradimit të turkut, i cili në Turqi rrezik më shumë se 400 vite burg sipas sistemit të drejtësisë turke që i përllogarit dënimet për secilin të dëmtuar nga aktiviteti i tij atje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu