Cërrik/ Kapet me Canabis, arrestohet 26-vjeçari

0

Goditet një rast i tentativës për kultivim të lëndëve narkotike dhe i shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Bie në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu