Nesër Partia Demokratik e drejtuar nga Lulzim Basha, zhvillon zgjedhjet në Elbasan

0

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të zhvillojë nesër zgjedhjet për kreun e ri të degës së Elbasanit.

Prej dy muajsh dega ka mbetur pa kryetar pasi ish-kryetari Eugen Isaj dha dorëheqjen duku iu bashkuar lëvizjes së drejtuar nga Gaz Bardhi i cili së fundmi iu bashkua ‘Rithemelimit’ të drejtuar nga Sali Berisha.

Zgjedhjet do të zhvillohen në ambientet e teatrit ‘Skampa’. Kandidatura e përfolur është ajo e biznesmenit Naim Meta.

Në këto zgjedhje pritet të jetë i pranishëm kryetari Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu