Nevil Dede emërohet trajner i ri i A. F. Elbasani

0

Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Elbasanit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë “A.F.Elbasani ” i cili njofton se në 07.06.2023 në Stadiumin “Elbasan Arena ” në orën 13.00 prezanton zyrtarisht z.Nevil Dede, trajner të ekipit të “A.F Elbasani ” për sezonin futbollistik 2023-2024,në Kampionatin e Kategorisë së Parë!

Mes të tjerash në njoftim citohet se ‘me këtë rast, këtë moment mjaft të rëndësishëm të prezantimit të trajnerit të ri të Verdh e Bluve dhe mjaft surpriza të tjera dëshirojmë ta ndiqni nga afër dhe tja përcillni nëpërmjet mediave gjithë opinionit sportiv ! Ju mirëpresim dhe shpresojmë që pavarësisht angazhimeve të shumta, si gjithmonë,ju përfaqësuesit të mrekullueshëm të medias do gjeni kohë dhe do ti kushtoni vëmendje “A.F Elbasani” duke pasqyruar ecurinë e pērgatitjeve dhe ndeshjeve gjatë gjithë Kampionatit.
Stafi me eksperiencë mjaft të madhe në fushën e trajningut dhe futbollistët cilësorë që do përzgjidhen për të qenë pjesë e skuadrës besojmë se do shkëlqejnë në fushë me lojë dhe rezultate për të arritur objektivin e ngjitjes në Abissnet Superiore duke u bërë kështu pjesë Elitës së Futbollit Shqiptar në kohën më të shpejtë të mundshme që nga dita e krijimit !

-Gjithë të mirat nga Zyra e Komunikimit me Median pranë “A.F Elbasani “!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu