Nga pjesëmarrja e ulët te grupmosha që mori pjesë në votime, Lubonja: Edhe këto zgjedhje do të kontestohen

0

Analisti Fatos Lubonja teksa ka komentuar zgjedhjet lokale që u zhvilluan sot pohoi se pjesëmarrja e ulët në votime tregon edhe për rëndësinë e këtij procesi, pa tifozllik. Në një lidhje skype për ‘News24’ Lubonja tha se një tjetër element që prodhuan këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e ulet e të rinjve në zgjedhje.

 

Mes të tjerash analisti tha se edhe këto zgjedhje do të kontenstohen.

“Gjeja e parë që tërheq vëmendje dhe meriton një koment nga ato që dëgjuam nga gazetarët tuaj, është pjesëmarrja e ulët në votim. Sipas meje, shkaqet janë disa. Do dalloja e para faktin që zgjedhjet lokale janë më pak. janë dhe zgjedhje në 6 bashki dhe jo në nivel kombëtar, dhe kam më pak tifozllëk. Nuk dua të mos vë në dukje, se zgjedhjet ku ka pjesëmarrje të ulët, tregojnë se nuk ka një besim apo energji për ndryshim. Zgjedhjet e larta shoqërohen dhe janë pjesë e një vullneti për të ndryshuar. Ka një opozitë që premton ndryshim. Ndërkohë siç e dimë gjendja në Shqipëri, jo thjesht te opozitës, është e tillë që njerëzit janë të nënshtruar. I janë nënshtruar këtij regjimi. Një maxhorance parti-shtet. Shtoji kësaj dhe dobësimin e opozitës. kjo ndikon te një pjesë për të mos pasur besim. Ajo që më tërhoqi vëmendje tjetër, është dhe dallimi që u bë përsa i përket moshave, mungesa e të rinjve, pra ka më pak të rinj në votime. Kjo është në kahun e mosbesimit te e ardhmja. Dihet që rinia do të iki, kjo është pjesë e zhgënjimit të madh që ka sjellë politika. Të gjitha këto janë komentet e para që mund të bëjë unë për zgjedhje. E dyta; zgjedhjet janë një test për demokracinë. Nga korrespondentët tuaj nuk pata shumë komente, por pash që këto zgjedhje do të jenë të kontestuar nga palët për një e mijë arsye. Pavarësisht se zoti Balla flet me entuziazëm, për Kongresin e Lushnjës. 3 kryebashkiak po thuhet se janë me rekorde kriminale. Siç tha dhe Rama, s’do të ketë kaq shumë energji kriminale, por besoj se janë zgjedhje që nuk na japin garanci që jemi në një vend ku thuhet se zgjedhja është një vend i sigurt.”, tha Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu