Ngjarja në Elbasan/Ish-efektivi i RENEA-s aksion si nëpër filma,largohet me makinën e qytetarit

0

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në lagjen “5 maji” në Elbasan, pranë zyrës elektorale të PD-së.

Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s ka qëlluar me kallashnikov dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Pjerin Xhuvani, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor. Gjithashtu ka mbetur e plagosur efektivja e ‘Shqiponjave”, Xhensila Sota, dhëndri i Pjerin Xhuvanit (në gjendje kritike për jetën) dhe një person tjetër.

Arbër Papleka,pasi ka qëlluar drejt viktimës në mes të qytetit ka marrë marrë makinën e një qytetari dhe është larguar. Më pas ai është dorëzuar.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe ka vënë gjithë Elbasanin në shtetrrethim, duke shoqëruar disa persona si atje si dhe në Elbasan, ndërkohë që drejtuesi politik i PD në Elbasan Gazment Bardhi është shoqëruar në polici si dëshmitar që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen, duke qenë se edhe Arbër Papleka ka qenë shoqërues i Bardhit.

Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e mundshme dhe disa drejtues të lartë të policisë ndodhen në terren, përfshirë dhe Ardi Veliun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu