Ja kush është efektivja e forcave “Shqiponja”,që u plagos në ngjarjen e Elbasanit

0

Xhensila Sota është efektivja e policisë së “Shqiponjave” që ka mbetur e plagosur në këmbë sot pas të shtënave me armë zjarri mes disa militantëve partiakë, ku i vdekur ka mbetur dhe Pjerin Xhuvani, drejtor i fondit të sigurimit shëndetësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka dëgjuar të shtënat pasi ka qenë në shërbim aty afër zonës, dhe ka mbërritur në vendngjarjee, ndërsa pas plagosjes është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirëisisht ajo Xhensila Sota ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave.

Viktima Pjerin Xhuvani nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.Përfshirë policen kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, një prej tyre dhëndri i Pjerin Xhuvanit. Paraprakisht i dyshuar për vrasjen është një ish-efektiv i RENA-s.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu