Ngjarja në Elbasan/ Ndërpritet seanca gjyqësore,avokati i Paplekaj kërkon kohë

0

Disa minuta më parë kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 11 personat e ndaluar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, për shkak të përplasjeve politike mes palëve.

Burime për InfoWebTV bëjnë me dije se seanca gjyqësore është ndërprerë sepse avokati i Arbër Paplekaj ka kërkuar kohë të njihet me disa të dhëna të reja.

Mësohet se Emiljano Prenga nuk është i pranishëm në seancë për shkak se është i shtruar në spitalin ushtarak.

Në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur një sasi e madhe parash,shkruan InfoWebTv.

Ndërsa në makinën e Klemend Xhaferrit,shkruan InfoWebTv,është gjetur një listë me emra dhe disa karta ID.

Sipas prokurorisë dy prej të arrestuarve Emiljano Prenga dhe Nuredim Kasmar rezultojnë të dënuar më parë, ndërkohë që Prokuroria nuk ka sqaruar ende se kush qëlloi i pari në përplasjen për arsye politike.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu