Ngritje temperaturash deri në 31 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Sipas MeteoAlb moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin tonë ndërsa reshje të pakta do ketë në zonën e Alpeve shqiptare.

Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat dhe reshjet nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët por duke ju afruar mesditës vranësirat do të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gjatë pasdites shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa reshje të pakta do ketë vetëm në skajin perëndimor duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në MV deri pak pas mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të gjenerojnë shira.

Rajoni dhe Europa

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë kushtet e motit në skajet veri-jug të Europës. Po ashtu me mot të qëndrueshëm mbeten edhe vendet e Europës Lindore. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe shiu do kenë pjesërisht Qendra dhe Jugperëndimi i Kontinentit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu