Ngrohja luks në Elbasan, qytetarët: Nuk e paguajmë dot energjinë dhe drutë

0
Screenshot

 

Elbasan-Teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm qytetarët e Elbasanit po përballen me vështirësi financiare për sigurimin e ngrohjes në këto ditë dimri.Energjia elektrike është mjaft e shtrenjtë e po ashtu dhe ngrohja me dru është bërë e papërballueshme për buxhetin e tyre.Ndonëse ngrohja me gaz konsiderohet alternativa më ekonomike të moshuarit thonë se as këtë të fundit nuk e përballojnë dot.

Të tjerë i ndezin burimet e ngrohjes me orare të reduktuara.

Për të ardhur në ndihmë shtresave në nevojë Bashkia e Elbasanit për të tretin vit me radhë ofron lëndë drusore shumë herë më ulët se çmimet në treg.Por përqindja e popullatës përfituese mbetet e ulët.

Aktualisht një m3 dru zjarri në Elbasan tregtohet me 60-65 mijë lekë të vjetra. Në këto kushte qytetarët janë duke aplikuar edhe burimet e tjera, por kostoja konsiderohet e lartë./Infoweb Media