Nis vaksinimi i punonjësve të hotelerisë në Durrës,Manastirliu e zhgënjyer

0

Kryeministri Edi Rama ka vëzhguar ditën e sotme procesin e vaksinimit të punonjësve të hotelerisë në Durrës.

Ka pasur edhe refuzime nga ana e punonjësve të hotelerisë për të marrë vaksinën, duke thënë se do të preferonin të vaksinoheshin në një moment tjetër.

Qytetarët dhe personeli i punonjësve të sektorit të hotelerisë janë shprehur optimistë pasi me anë të vaksinimit , tashmë mund të vazhdonte procesi i rimëkëmbjes dhe do të ishin më të mbrojtur, jo vetëm ata personalisht por po ashtu edhe turistët.

Kryeministri Rama nuk ka pranuar të prononcohet por është shprehur optimist për nisjen e këtij procesi.

Rreth 450 vaksina do të injektohen tek personeli i hotelerive, ndërsa në total në qytetin e Durrësit duke përfshirë edhe të moshuarit dhe stafet mjekësore apo akademike janë kryer në total rreth 20 mijë vaksinime.

Ndërkohë që targeti ka qenë që në qytetin e Durrësit të kryheshin 70 mijë vaksinime deri më tani. Për këtë fakt, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur e zhgënjyer duke thënë se priste që të ishin bërë më shumë vaksinime.

Pritet që numri i të vaksinuarve të vijë në rritje pasi procesi vijon pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu