Zbulohen emrat e tre të vdekurve në aksidentin në Gjakovë

0

Zbulohen emrat e tre viktimave, të cilët humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në  fshatin Raçë të Gjakovës.

Sipas burimeve policore mësohet se viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij e këtij të fundit nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

“Viktimat e aksidentit janë 34-vjeçari Pjetër Ndrecaj dhe Rokson Domgjonaj, kurse gruaja nga Shqipëria Blerina Meqaj është bashkëshortja e viktimës me Pjetër Ndrecajt”, thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës, raporton Syri Kosova.

Mëngjesin e sotëm mjeti më të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke shkaktuar dhe vdekjen e mënjehershme të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu