Një 83 vjeçar nga Hotolishti i Librazhdit ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh

0

Një 83 vjeçar nga fshati Hotolisht i Librazhdit ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej ditës së djeshme .Të afërmit e 83 vjeçarit bëjnë me dije se shtetasi Idriz Hoxha vuan nga skleroza dhe kanë bërë denoncim komisariatin e policisë së Librazhdit, mesditën e së mërkurës.Ata po ashtu bëjnë thirrje për ndihmë, duke i bashkangjitur njoftimit të tyre edhe fotografinë e tij.Ndërkohë nga familjarët dhe banorët e zonës kërkimet po kryhen përgjatë gjithë luginës së lumit Shkumbin dhe në fshatrat e Njësisë Administrative Hotolisht.Ndërkohë edhe policia ka angazhuar disa grupe pune me dron për ta kontrolluar imtësisht té gjithë territorin dhe ka publikuar foton e 83 vjeçarit dhe numrin e familjes Hoxha ,0693785723 për të informuar kushdo që mund ta ketë parë.