Një fejesë në horizont ? Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ngatërrojnë gjithë rrjetin

0

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë konfirmuar vetë se janë kthyer sërish me njëri-tjetrin, por tashmë kanë ngritur dyshimet se edhe mund të jenë fejuar. Khloe ka ndarë në rrjete sociale një foto të saj me një unazë gjigante diamanti.

Mirëpo përveç këtij fakti, dyshimet për një fejese të mundshme i përforcoi akoma më shumë komenti i Tristan. Komenti i tij ishte vetëm me disa emoji me sy, me sy me zemra dhe diamante. Pas këtij komenti shpërthyen menjëherë edhe postimet e fansave të dyshes në rrjete sociale, mirëpo Khloe dhe Tristan nuk kanë reaguar fare deri më tani.

Kjo nuk është hera e parë që ata përfliten për fejesë, sepse edhe në muajin shkurt ndodhi diçka e ngjashme, që i bëri fansat të aludonin. Por se si qëndron realisht e vërteta për zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre, pritet ta shohim në vijim.

Kujtojmë se për rastin e 30-vjetorit të Tristan, Khloe pranoi publikisht rikthimin me të. Përkrah disa imazheve familjare me vajzën e tyre, True Thompson, Khloe shkroi:

“Ata që e kanë të shkruar për të qenë bashkë, janë ata që kalojnë çdo gjë që mund t’i ndaj dhe që bëhen më të fortë nga sa ishin më parë. Faleminderit që më ke treguar çdo gjë që the se do të bëje. Për babanë që je. Për shokun e mirë që kam gjetur tek ty. Jam mirënjohëse që mund të bëj absolutisht asgjë me ty dhe të duket sikur kam bërë gjithçka. Shpresoj që ta kuptosh sot dhe çdo ditë se sa i dashur je për mua dhe për shumë të tjerë. Gëzuar ditëlindjen Tristan! Mirë se erdhe në të 30-tat. Mezi po pres për të gjitha kujtimet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu