28-vjeçarja që ndërroi jetë nga Covid-i, sapo kishte lindur fëmijën e tretë

0

 

Ka ndërruar jetë në Sanatorium, një nënë 28-vjeçare nga Vloçishti i Maliqit, e cila vetëm pak ditë më parë lindi fëmijën e saj të tretë. Vdekja e saj ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Pas lindjes, lehonën e shtruan në spitalin Shefqet Ndroqi për shkak se ishte e infektuar dhe doli nevoja edhe për intubimin e saj, por ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes COVID-19.

Rasti i saj i shtohet sot tragjedive të tjera prej pandemisë, që po prekin familjet shqiptare sidomos në një kohë kur infektimet po njohin përhapje të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu