Një shpërthim i papritur zjarri lëndon 57 vjeçarin 

0

Një 57 vjeçar amerikan ka pësuar djegie të shkallës së tyre, pasi në momentin që ai po kalonte në trotuar ka shpërthyer një zjarr.

Mediat e huaja bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë shpërthyer në një trotuar në Queens, New York, në momentin që i lënduari po kalonte aty pranë.

Sipas mediave Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.

Ndërkaq mësohet se 57 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu