Me ritmin rekord të vaksinimeve dhe uljen e ndjeshme të rasteve të reja, britanikët menduan se mund të merrnin frymë lirisht.
Por duket është ende shpejt për të pretenduar kthimin në normalitet. Një variant i ri i koronavirusit, ai indian, është diktuar këto ditët e fundit në vend e rastet duket se sa vjen e po shtohen. Bëhet fjalë për mutacionin Indian, të pagëzuar B.1.617. Mbi 77 infektime me këtë variant u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar brenda javës.
Ai duket po prevalon mbi të tjerët, dhe ekspertët kanë nisur ta shohin me shqetësim. Pjesa më e madhe e Evropës është detyruar të rikthejë masat kufizuese mes një vale të tretë vdekjeprurëse të koronavirusit. Megjithatë, në Britani, restorantet, dyqanet dhe shërbimet e tjera u rihapën të hënën ndërsa qeveria theksoi se programi i saj i vaksinimit ka ulur numrin e infeksioneve.
Varianti B.1.617, i zbuluar për herë të parë në Indi, është gjendur që prej atëherë në disa vende, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë.