Arrestohet pronari i klubit grek dhe 31-vjeçari për trafikim droge

0

Një 46-vjeçar grek, pronar i një klubi në Patra është arrestuar pasi ishte ‘koka’ e trafikimit të kokainës dhe kanabisit, në bashkëpunim me një 31-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, 31-vjeçari shqiptar u arrestua me 100 gram kokainë por ai para autoriteteve tha se e kishte për përdorim personal. Ndërsa 46- vjeçari grek mohoi të kishte lidhje me trafikimin dhe tha se nuk kishte dijeni për aktivitetin e shqiptarit.

Më pas policia kontrolloi dhe garazhin e 46 vjeçarit grek ku gjetën pesë pako me pesë kilogram me kanabis të papërpunuar, një enë plastike me 184 gramë një kimikat të panjohur për falsifikimin e kokainës dhe një peshore elektronike.

Ditën e djeshme, të dy u dërguan në prokurorin e Patras me çështjen penale kundër tyre për trafik dhe mbajtje droge, si dhe shkelje të ligjit për armët. Ata kërkuan dhe morën një afat për të apeluar vendimin, të hënën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu