Njihuni me Benet Nurën 17 vjeçarin e parë shqiptar në planetin Mars

0

Bennet Nura 17 vjeç, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në planetin Mars.

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Benneti ka qenë në mesin e 100 mijë aplikantëve, i cili tashmë është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Bennet Nura tha se tashmë i ka 2 pasaporta. Një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”, tha Nura për RTK.

Ai studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. I riu ka treguar edhe mënyrën e aplikimit në këtë konkurs.

“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA”,– tha ai.

Me datën 18.02 2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka zbarkuar në Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu