Njihuni me Lulzim Bashën e Shijakut që “voton” Edi Ramën: Unë jam kryetar i opozitës

0

Në 25 prill, edhe banorët e Shijakut do të kenë mundësi të votojnë si deputet Edi Ramën. Ata janë pjesë e qarkut të Durrësit, zonë ku kryeministri ka vendosur të kandidojë për të vjelur frytet elektorale të rindërtimit.

Gjatë një inspektimi në një kantjer ndërtimi, kryetari i Bashkisë Shijak, e prezantoi kryeministrin me një punëtor të veçantë, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të gjuajë topin në portën e kundërshtarit.

Elton Arbana: I punësuar më i fundit është Lulzim Basha

Edi Rama: Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë

Por kush është Lulzim Basha i Shijakut?

ABC e takoi atë pasi kryeministri u largua. Manovratori kishte marrë pak pushim jashtë kantjerit, me gjasë për të përballuar emocionet që ka një punëtor i zakontë që arrin të marrë vëmendjen e të kryeqeveritarit

“Unë them ndonjëherë me shaka se jam kryetar i opozitës. Dihet që kryeministri i ka të vetat batutat, edhe emocionet….” tha ai.

Ndryshe nga sa tha Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha nuk është punësuar së fundmi në këtë kompani.

“Kam kaq kohë që punoj me këtë firmë, përderisa kam shkuar deri këto vite, normale puna më ka arritur që kam shkuar deri në këtë fazë” tha ai.

Jeta e shoferit Lulzim Basha, nuk ka qenë e thjeshtë, e megjithëkëtë, nuk ka ndonjë ankesë për kryeministrin. “Puna flet vetë, që ka bërë kryeministri, me rrogat që janë ngritur pak edhe ja del, nuk është si njëherë e një kohë, ishin rroga të ulëta”.

Lulzim Bashën e kantjerit të Shijakut, nuk e lidh vetëm emri me Partinë Demokratike. Selia blu e feston ditëlindjen e saj në një datë me 46-vjeçarin me banim në Bërzhitë të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu