Njihuni me pajisjen që do të zbulojë drogën në Shqipëri

0

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim  autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe,  në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.

Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Agilent Technologies udhëheq industrinë me instrumente të fuqishëm që ofrojnë aftësinë për të konfirmuar dhe vlerësuar mijëra substanca narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here