Njihuni me shqiptarin që stërvit njeriun më të fortë në botë

0

Hafþór Júlíus Björnsson (Hafthor) është një sportist i njohur si “njeriu i fortë”, basketbollist dhe aktor profesionist Islandez. Ai është personi i parë që ka fituar “Arnold Strongman Classic”, “Njeriu më i fortë i Evropës” dhe “Njeriu më i fortë në botë” në të njëjtin vit kalendarik.

Hafthor është i njohur edhe për rolet e tij në filma dhe seriale, e përmendim këtu “Game of Thrones” ku ka lujatur në pesë sezone dhe u njoh edhe më tepër nga publiku.

Në rrjetet e tij sociale, Hafthor ndan shpeshherë foto dhe video nga seancat stërvitore që kryen për të mbajtur trupin në formë dhe shtuar rekordet e tij personale si një “njeri i fortë”.

Por ditën e sotme Hafthor ka ndarë për ndjekësit e tij një foto në Instagram ku ka treguar se sapo ka mbaruar stërvitjen e radhës dhe ndihet shumë i kënaqur me trajnimin dhe përkushtimin.

Por ajo që bie në sy është se islandezi është stërvitur nga shqiptari, Senad Gashi. Gashi është një boksier profesionist i lindur në Kosovë dhe ka marrë disa tituj të rëndësishëm në peshat e rënda. Gashi ka zhvilluar ndeshje me boksierë të ndryshëm si Carlos Takam, Dereck Chisora apo Dominic Vial.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu