Njoftim i Autoritetit Portual të Durrësit/ Ndëpriten udhëtimet me traget drejt Italisë për shkak të motit të keq

0

Ndëpriten udhëtimet me traget drejt Italisë për shkak të motit të keq.

Gazetarja jonë në Durrës informon se Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit (Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë.

“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim”, njofton APD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu