Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për oraret e lëvizjes së qytetarëve, funksionimin e bareve dhe restoranteve si dhe aktiviteteve të tjera

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Nisur nga situata e pandemisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Elbasan se;

🛑 Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet levizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

✅ Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
❗Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.

✅ Personeli shëndetësor, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve.

🛑 Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

✅ Përjashtohen nga rregulli shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.

Qyetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Qarkut Elbasan dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmëve. Ju faleminderit!

#BashkëJaDalim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu